PROTESTA/ Banorë të Krujës në protestë, duan një rrugë hyrëse-dalëse për bizneset e tyre në autostradën Thumanë-Kashar

Banorët protestues të fshatrave të Krujës që kërkojnë një rrugë hyrëse-dalëse për bizneset e tyre në autostradën Thumanë-Kashar, janë ulur në mesditë dhe e kanë bllokuar aksin duke hedhur parulla në drejtim të qeverisë.

Ata janë shprehur qartë se këtë protestë po e bëjnë për familjet e tyre, pasi kanë bizneset në këtë aks dhe projekti jotransparent nuk u jep asnjë mundësi se si do të shkojnë në bizneset që kanë aty pranë.

Banorët shprehen qartë se nuk janë kundër projektit, por ai duhet të jetë në shërbim të qytetarëve.

 

“Në Evropë shkohet me rrugë të hapura, jo me rrugë të mbyllura” thuhet në njërën nga parullat që ata ngritur.

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *