Protesta e fermerëve në Belgjikë, 15 traktorë ‘zbarkojnë’ jashtë shtëpisë së kryeministrit, Alexander De Croo

Rreth 15 traktorë mbërritën në shtëpinë e kryeministrit belg Alexander De Croo në Flanders, mbrëmjen e së shtunës.

Në orën 22:30, raporton Het Laatste Nieuws, fermerët u drejtuan në shtëpinë e Alexander De Croo për ta takuar atë. Ai foli me ta duke shpjeguar lëvizjet e ardhshme në nivel federal dhe evropian.Një orë më vonë fermerët u larguan. Sipas Het Laatste Nieuws, ata raportuan se kishin një diskutim konstruktiv dhe se kryeministri ishte miqësor ndaj tyre, por siç thanë ata veprimet e tyre nuk kanë mbaruar.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *