Vasili: Mungesa e subvencioneve ka dëmtuar bujqësinë dhe blegtorinë !

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një postim në facebook, thekson se qeveria Rama iu jep subvencione qesharake fermerëve. Sipas tij, mungesa e subvencioneve ka dëmtuar bujqesine, ka goditur shume rende blegtorine dhe ka shkaktuar shpopullimin masiv te fshatit dhe mbetjes se tokes pa punuar.

Qeveria Meloni rriti 60% subvencionet per fermeret, ndersa qeveria e Rames vjedh dhe ato pak qe jepen.
Pas protestave te fermereve fondet per subvencionet ne bujqesi qeveria Meloni rriti dje ne Itali nga 5 miliard ne 8 miliard euro ose thene ndryshe rriten 60%.
Mendoni gjendjen e mjeruar dhe subvencionet qesharake qe qeveria e Edi Rames dhe rilindjes jep ne Shqiperi.
Subvencionet ne Shqiperi jane shume me te ulta se Maqedonia, Kosova dhe pafolur per Serbine etj.
Mungesa e subvencioneve ka demtuar bujqesine, ka goditur shume rende blegtorine dhe ka shkaktuar shpopullimin masiv te fshatit dhe mbetjes se tokes pa punuar.
Miliarda euro i gllaberin korrupsioni me inceneratore,koncesione e tendera ndersa fermereve nuk ju jepet asgje.
Edhe ato pak fonde, qe jepen por edhe ato nga Evropa sic ishte rasti i fondeve te IPARD u vodhen nga qeveria dhe patronazhistet e klientet e saj. Faktet flasin vete, faktet jane kokeforte, cdo dite e kesaj qevetie ne pushtet eshte dite e zeze per fshatin.”, thuhet në reagimin e Vasilit.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *