Berisha: E nisëm këtu me dhjetëra vetë, tani jemi qindra e mijëra! Luani u zgjua, mjerë hienat

Lideri demokrat duke u folur protestuesva tha sonte se në këmbë janë demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë për dinjitetin tonë e per te ardhmen e vendit.

“Miqtë e mi, një nderim të pakufishëm për ju, e nisët këtu me disa dhjetëra vetë.
Ja ku jeni sot, dhjetëra mijëra dhe së shpejti do jemi qindra mijëra.
Tirana, Shqipëria do jetë e juaja!
Në këmbë demokrate e demokratë, opozitare e opozitarë për dinjitetin tonë, për të ardhmen tonë, për Shqipërinë, për lirinë tonë, për Shqipërinë në Europë.
Rrofshi ju, rroftë opozita e bashkuar!
Nderim deputetëve qëndrestarë, nderim protestuesve qëndrestarë.
Fitore, fitore, fitore!
Edhe njëherë, urime për fitoren e shkëlqyer.
Luani u zgjua, mjerë hienat çfarë do të shohin nga luani.
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!”

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *