Plagoset punonjësi në një firmë ndërtimi në Elbasan, arrestohet administratori

Administratori i një firme ndërtimi në Elbasan ka rënë në pranga, pasi një punonjës është plagosur gjatë kohës që ka qenë duke punuar. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi në firmën e ndërtimit që ky shtetas administronte, është dëmtuar duke punuar, shtetasi B. T., 31 vjeç, banues në Elbasan, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë një 55-vjeçar, L. Z., është arrestuar në Librazhd pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *