Përfundimi i disa akseve të rëndësishme rrugore ne qarkun e Elbasanit si ai Zgosht-Ura e Cerenecit, pjesë e aksit nacional Librazhd-Bulqize apo Qukës -Qafë Plloçe duket se do te jetë e pamundur edhe për shume kohë, pasi puna qe ka nisur prej mëse një dekade ende nuk është finalizuar.
Rruga Zgosht-Ura e Çerenecit prej 47 kilometra e filluar para 2013 ka mbetur ende peng i tenderimeve. Sistemimi dhe asfaltimi i rrugës Zgosht-Ura e Çerenecit pjese e aksit nacional Librazhd-Bulqize ka përfunduar vetëm ne një segment prej 9.6 km duke filluar nga qyteti i Librazhdit deri në fshatin Zgosht, pjesa tjetër është thuajse e pakalueshme për shkak se traseja e saj është me gropa dhe e rrezikshme nga dherat dhe gurët e rrezuar.
“Për shkak të terrenit malor rruga ka pësuar dëme te mëdha duke penalizuar edhe turizmin ne parkun kombëtar të Shebenikes.
“Ka 10-11 vjet që po bëhet kasaphanë me rrugën. Zhvillimi po stopohet, nuk po investohet asgjë. Rruga është ajo që na stopon dhe investimi po ikën kot. Nuk e dimë, shpresa vdes e fundit thonë, por nuk po na vjen fundi”, tha një banor.
“Ne jemi keq vetëm për rrugën. Rruga ka 12 vite që nuk është vënë dorë. Ku të shkojmë në fshatarët e varfër, ku të shkojmë ne pensionistët që nuk kemi një doktor. Këto jetojnë njerëz, nuk jemi kafshë”, tha një tjetër banor i fshatit për News 24.
Rruga Zgosht-Ura e Cerenecit konsiderohet pjesë e një arterie të rëndësishme rrugore nacionale qe lidh Korridorin 8-të me rrugën e Arbri por pavarësisht kësaj, për përfundimin e saj janë bëre vetëm premtime që nuk janë mbajtur.