Pak para nisjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Garda nuk ka lejuar deputetët e opozitës, madje edhe gazetarët, të hyjnë në sallë.
Deputetët kanë debatuar me punonjësit e Gardës të cilët i kanë quajtur “banda e pushtetit”. Opozita kërkoi fillimisht të lejohej hyrja e mediave për të transmetuar mbledhjen, gjë që u refuzua nga Garda.
Vetë gazetarët debatuan me punonjësit, derisa pas shumë debatesh u lejuan të hyjnë.
Ndërsa deputetët vijuan të mbeten jashtë sallës.