Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka denoncuar gardistës se sot kanë ushtruar dhunë ndaj deputetëve të opozitës.
E ftuar në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’, ajo tha se kjo ka ndodhur sot kur po tentonin të futeshin në seancën plenare.
Vokshi theksoi se ashtu si ajo, janë goditur edhe kolegët e saj.
“Unë jam goditur në pjesët e poshtme të këmbës nga gardistët. Nuk e di a kam hematoma. Jam dhunuar fizikisht.
Na kanë shtyrë, na kanë goditur nga këmbët. Dhe kolegët e mi janë goditur. Ne i bëmë thirrje dhe punonjësve të gardës. Çdo punonjës i gardës mendoj se duhet të ketë një lloj morali, sepse beteja jonë është për çdo qytetar shqiptar”-tha ajo.