Ishte i dënuar në Itali për “shfrytëzim prostitucioni”, arrestohet 56-vjeçari në Elbasan

Një person i shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, është arrestuar në Elbasan.

Në pranga u vu Artur Llupa alias Robert Cani alias Luan Tabaku, 56 vjeç, banues në Elbasan.

“Autoritetet gjyqësore shqiptare kanë njohur vendimin e autoriteteve gjyqësore italiane për dënimin e këtij shtetasi me 4 vjet burgim, për veprën penale ‘Shfrytëzimi i prostitucionit’. Nga ky dënim, 56-vjeçarit i kanë mbetur për të kryer në vendin tonë, 2 vjet burgim”, njoftoi policia.

Aksioni për ndalimin e tij erdhi “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e shtetasit në kërkim”, shtuan të njëjtat burime.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *