“Përshkallëzimi i protestave”/ Koti: Demokracia po degradon dita-ditës. Data 20 do t’i bashkojë të gjithë shqiptarët !

Opozita ka nisur përshkallëzimin e aksionit të saj, ku më 20 shkurt pas disa protestave në Kuvend dhe në “Rrugën e Shpresës” te banesa e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në izolim me arrest shtëpie për shkak të hetimeve të SPAK për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Për të mësuar më shumë mbi aksionin e ri të opozitës, e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” ishte deputetja demokrate Sorina Koti.

Ajo tha se ky përshkallëzim vjen si pasojë e degradimit çdo ditë e më shumë të demokracisë në vend.

“Këtu po bëhen të gjitha bashkë, dhe data 20 është data që do t’i bashkojë të gjithë qytetarët shqiptarë. Pasi nuk di nëse ka një të tillë të kënaqur me këtë qeveri, përveç atyre të kapur nga ky regjim.

Ngta dita në ditë ne shikojmë se si na shtrenjtohet jetesa në Shqipëri. Ju i keni parë çfarë po ndodh me deputetët e opozitës, me fermerët gjithashtu, apo edhe me studentët tsi kërcënohen  nga kjo qeveri.

Opozita ka në dorë reagimin dhe nëse nuk ndodh kjo, atëherë as miqtë tanë ndërkombëtarë nuk kanë se si të na ndihmojnë neve si shoqëri”, theksoi Koti.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *