“Mbylle o hipokrite”/ Plas keq debati mes Erjolës dhe Ilnisës

Ndonëse në fillim u pa se shkonin mirë në shoqëri të njëra-tjetrës në shtëpi, Erjola dhe Ilnisa kanë patur mbrëmjen e djeshme një debat shumë të ashpër, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet.

Teksa ndodheshin në oborrin e shtëpisë, Erjola i drejtohet Ilnisës me tone të larta duke i thënë se nuk i pëlqen aspak sjellja e saj dhe nuk do të ketë praninë e saj në shtëpi. Kaq ka mjaftuar që mes vajzave të nisin ofendimet, ku Ilnisa i është kthyer me fjalën ‘hipokrite’ Erjolës.

Debati ka ndodhur në prani të banorëve të tjerë të cilët janë përpjekur t’i qetësojnë por pa u përfshirë në diskutimin mes tyre.

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *