Të dielën PS mbledh Asamblenë, ja çfarë pritet të ndodhë

Një vit përpara zgjedhjeve parlamentare, socialistët do të rifreskojnë strukturat brenda partisë. Për këtë, kryesocialisti Edi Rama këtë të diel ka thirrur Asamblenë Kombëtare. Në mesazhin që sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi i ka dërguar anëtarëve, thuhet se në fokus është rienergjizimi i partisë në kuadër të detyrave të lëna nga Kongresi i 8 dhjetorit. Klosi është kujdesur t’ju kujtojë anëtarëve se mungesat janë të pajustifikuara dhe se pjesëmarrja është e detyrueshme.

Brenda muajit mars duhet të përfundojë zgjedhja e kryetarëve të degëve, për t’i lënë vendin më pas delegatëve të Kongresit, Asamblesë e në fund Kryesisë së re. Mësohet se mbledhja që do të nisë në orën 11:00 do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe se kjo ka qenë kërkesë e vet Ramës.

Kjo është hera e dytë pas 26 korrikut të vitit të kaluar që mbledhja e Asamblesë së kësaj force politike zhvillohet jo e hapur për mediat. Veç zgjedhjeve brenda partisë, Rama pritet të përcjellë edhe mesazhe për të vetët. Hera e fundit kur socialistët mblodhën Asamblenë ishte në 4 shtator, ku kryeministri Rama njoftoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *