Kriza në blegtori, kërkohet reduktimi i TVSH-së në 6% dhe rritja e subvencionit

Nëse blegtoria nuk do të marrë buxhetin e duhur si në rajon dhe skemat e subvencionimit të jenë të orientuara drejt prodhimit, atëherë edhe në vitin 2024, numri i krerëve do të ulet, duke sjellë për pasojë edhe rënie të sasisë së prodhuar të qumështit. Kjo situatë ndikon industrinë e përpunimit – sqaroi Shoqata e Përpunuesve të Qumështit, në një intervistë për Monitor. Shoqata pohon se po rritet presioni nga konkurrenca e importit, çmimet e larta të lëndës së parë dhe informaliteti në treg. Reduktimi i TVSH nga 20% në 6% si në rajon dhe rritja e subvencioneve mund të përmirësojë situatën.

“Madje çmimi i qumështit që blihet nga fermerët në Shqipëri është shumë më i lartë se qumështi i fermerëve të rajonit dhe në Europë. (40-50% më i lartë).

 

Gjithashtu, produktet e importit në sektorin e qumështit dhe nënprodukteve të tij janë bërë më të pranishme dhe dominuese në tregun shqiptar, të ndikuara veçanërisht nga subvencionet e larta në vendet e origjinës, nga kostot e ulëta që kanë industritë përpunuese në rajon dhe Europë, por ndikim ka sjellë edhe rënia e kursit të këmbimit.”

 

 

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *