Afera Porti i Durrësit, Bozdo: Do të humbasim 1.4 miliardë euro

Partia Demokratike ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetuese për projektin e Portit të Durrësit.

Lidhur me këtë Eno Bozdo anëtar i kryesisë së PD-së u shpreh për MCN TV se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha anët dhe se qytetarët do të paguajnë për këtë port nga taksat e tyre për 20 vitet e ardhshme

Ai tha se kjo është një aferë që cedon, ndërsa theksoi se nuk mund të konsiderohet si investim strategjik kur 94% shkon për ndërtim dhe vetëm 4% për hoteleri. Sipas tij është një projekt banal që nuk mund të quhet turistik në të cilin shprehet se që në që në fillim hyjmë me një bilancë 1.5 mld euro që duhen zbrazur nga taksapaguesit.

“Këmbëngulja e jashtëzakonshme për portin e Durrësit për shkak të rëndësisë që ai port ka për Shqipërinë, për shkak të kësaj gjëmë që qeveria po i gatuan vendit, këmbëngulje që kjo është grabitja e shumë shekujve bashkë, për shkeljen flagrante të ligjeve, për korrupsionin që shpërthen nga të gjitha anët, prona më e vlefshme e shqiptarëve i jepet mikut të kryeministrit, këmbëngulje për atë që shqiptarët do të paguajnë për zhvendosjen e portit, pra të gjitha këto e bëjnë ulëritëse këtë aferë.

PD e ka denoncuar shumë herë por konferenca e djeshme e shtypit është për të treguar se sa seriozë jemi ne në këtë çështje, se si do të humbim1.4 mln euro në një llogaritje të parë dhe në 20 vitet e ardhshme secili nga shqiptarët duhet të paguajë për ndërtimin e një porti të ri kur ai aktuali është dhe kjo vetëm për tu pasuruar një njeri.

Mendoj se kjo është afera më e rëndë që kemi dëgjuar ndonjëherë dhe për qytetin e Durrësit ku është zgjedhur që në atë qytet të ndërtohet një tjetër qytet i ri. Kjo bëhet në një territor shumë të vogël në të njëjtin qytet, cedon nga të gjitha anët dhe besoj se jemi në të drejtën për të kërkuar nga organet që ta hetojnë këtë”, tha Bozdo.

Share it :