I fikën mikrofonin Agalliut, Elda Hoti dhe Albana Vokshi përjashtohen nga Kuvendi me 10 ditë

Partia Socialiste i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për marrje të masave mase disiplinore ndaj deputeteve demokrate Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

Por çfarë ndodhi dje në seancë?

Teksa deputeti i PD-së zyrtare, Arbi Agalliu po fliste në Kuvend për interpelancën e kërkuar me kryeministrin Edi Rama sa i takon akuzave të bëra nga ish-zëvenbdëskryeministri në arrati Arben Ahmetaj, një incident ndodhi mes dy kolegëve demokratë.

Deputetja e rreshtuar në anë të Rithemelimit, Elda Hoti, do i  fikte mikrofonin kolegut të saj, duke mos e lejuar atë që të mbajë fjalën.

Ata nuk e lejuan as që të mbajë fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, edhe pse pati një tentativë “negocimi” me deputeten e Rithemelimit, Albana Vokshi për t’i lejuar Foltoren, kjo dështoi.

Share it :