Ish-ministri Ylli Manjani është shprehur se Anthony Blinken, i cili vizitoi sot Shqipërinë, është sekretari amerikan i Shtetit më i dobër që ka pasur Amerika.
Komentet Manjani i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se sekretarët e tjerë amerikan të Shtetit kanë qenë brilant, duke përmendur këtu edhe Xhon Kerrin.
Ai tha gjithashtu se arsyeja e vetme se përse erdhi Blinken në Shqipëri, ishte që të falënderonte vendin tonë për strehimin e afganëve.
“Shqipëria ka harxhuar ca lekë me këtë vizitë. Blinken, për të cilin unë nuk kam ndonjë respekt, është sekretari i shtetit më i dobët që ka pasur ndonjëherë historia e Amerikës. Xhon Kerri ka qenë Brilant. Ky është një qullac, një çun babi, i ka gjetur babi punë edhe… Po kujt i plasi moj goce, unë nuk kam opinion pozitiv për të.
E heq fishën sa herë që e shikoj atë. Blinken është shok i McGonigal. Për të sfumuar McGonigal. Ky i ka bërë një dëm shumë të madh vendit tim.
Unë jam shumë dakord që Ramën e ka shumë xhan ai, por kjo është marrëdhënie ndërpersonale. Ky është sekretari i një presidenti që i jep dorën fantazmave dhe flet me të vdekurit. Dhe për çfarë erdhi? Erdhi për ta falënderuar për afganët”, tha Manjani.