Vizita e Blinken/ Bushati: Na trajtojnë si kope!

0
84

Analisti Andi Bushati thotë se takimet e sekretarit amerikan të shtetit në Tiranë tregojnë qartë se si e sheh Amerika vendin tonë.

Bushati tha se pavarësisht mbështetjes që SHBA ka treguar për SPAK-un, ky i fundit nuk ka ende një dosje që mund të shërbejë si model për hetimin e një çështjeje.

“Kanë vendosur të besojnë si në religjion te SPAK-u. Do bëhet thonë! Në thelb duket skandaloze që një sekretar shteti të marrë kreun e SPAK-ut e Gjykatës së Lartë t’u japë direktiva. Në kushte normale duket skandal. Por ne nuk jemi në kushte normale. Nuk jemi vend demokratik. Jemi vend kolonial. Këtu del ambasadorja e shkel me këmbë Konventën e Vjenës. Na trajtojnë si kope dhe jo si pjesëtarë të një shoqërie demokratike. Këto janë delet që bariu duhet t’i çojë në drejtimin e tyre. Bariu donte të sillte armët kimike. Ka besueshmëri gati religjioze ndaj SPAK-ut. Nëse ka një nënshtrim politk ndaj Edi Ramës është dosja e Fredi Belerit. Një dosje e falsifikuar vetëm me urdhër politik të Edi Ramës. Nuk ka asnjë dosje që të shërbejë si model si të hetohet një çështje”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here