Zëdhënësja e Alexey Navalny-it konfirmon vdekjèn e liderit opozitar rus: Është vràrë! 

Zëdhënësja e udhëheqësit opozitar rus Alexey Navalny konfirmoi se kanë marrë njoftim zyrtar për vdekjen e tij dhe kërkoi që trupi t’i dorëzohej familjes. Shtetet e Bashkuara fajësojnë Moskën për vdekjen e udhëheqësit opozitar në një burg të largët në Arktik. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, zoti Navalny po vuante një dënim të zgjatur në burg, që është parë gjerësisht si një ndëshkim për kritikat e tij prej vitesh ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Alexei Navalny u shfaq për herë të fundit me një lidhje me video gjatë një seance gjyqësore të enjten më 15 shkurt, përpara se të njoftohej të premten vdekja e tij në një burg të sigurisë së lartë në Rrethin Arktik.

“Ajo që i ndodhi Navalny-it është një tjetër dëshmi e brutalitetit të Putinit. Askush nuk duhet të ketë iluzione, as në Rusi, as gjetiu nëpër botë. Putini nuk sulmon vetëm shtetasit në vende të tjera, siç kemi parë që po ndodh tani në Ukrainë. Ai bën krime të tmerrshme edhe ndaj vetë popullit të tij”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Kremlini shpërndau një video të shtunën të presidentit rus Vladimir Putin, ku ai përgëzon kompaninë ruse të gazit Gazprom në 31-vjetorin e krijimit të saj, por nuk përmend aspak vdekjen e opozitarit rus, mbi 24 orë pasi ishte bërë njoftimi.

Share it :