Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në Marikaj të Vorës, mëngjesin e sotëm.
Raportohet se sasia e vogël e lëndës plasëse ishte vendosur në portën e avllisë së shtetasit me iniciale E. M.. Sipas uniformave blu, nga shpërthimi ka pasur dëme të vogla materiale.
Më datë 19.02.2024, rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia.