Mijëra protestues nisen nga rrethet, Tirana nis përgatitjet për protestën e opozitës !

Mijëra qytetarë janë nisur nga rrethet në drejtim të Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.

Burime për mediat thonë se vetëm në Berat janë të paktën 1 mijë qytetarë drejt Tiranës. Gjithashtu edhe në Korçë thuhet se janë më shumë se 1 mijë demokratë që po udhëtojnë drejt kryeqytetit.

Ndërkohë në Tiranë kanë nisur përgatitjen për ngritjen e skenës përpara kryeministrisë.

Protesta pritet të nisë në orën 17:30. Ndërkohë kujtojmë se ditën e sotme kryeministri Edi Rama e ka ‘braktisur vendin’ dhe ndodhet në Turqi, ku do takojë homologun tjetër autokrat, Erdogan.

Share it :