Kthjellime dhe vranësira, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

 

Një vorbull e moderuar ciklonike mbetet aktive në Evropën qendrore duke ndikuar pjesërisht kushtet e motit në pellgun e Mesdheut .

E mërkurë, 21 shkurt 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në juglindje me reshe të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore     4/14°C

– Zonat e ulëta      6/18°C

– Zonat bregdetare 10/18°C

Kosovë

Kosova për dt. 21 Shkurt 2024 do të ketë vranësira mesatare  dhe reshje të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 1°C – 3°C në mëngjes deri në  9°C – 12°C gradë Celsius në mesditë.

Share it :