Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen në Korçë, ku u vranë dy persona.
Njëri prej viktimave është identifikuar si shtetasi Emiljano Pine.
Ky i fundit është qëlluar me armë nga një person tjetër, i cili më pas ka vrarë veten.
Autori është ende i paidentifikuar ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaëeve të kësaj vrasjeje.
“Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga “Koço Golniku”, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.
Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/02/28/detaje-nga-korca-autori-qelloi-me-arme-nje-person-me-pas-vrau-veten/