Zbardhen detaje nga plagosja e ndodhur në Krujë.
Burime nga policia thanë se, i plagosuri është qëlluar me armë në kokë, dhe ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është identifikuar si Artan Goga dhe është tregtar makinash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Zimzenel’.
Autori eshte identifikuar si Perlat Merlika, i cili eshte ne kerkim.
Policia e Krujës/ Informacion paraprak
Më datë 28.02.2024, në rrugën ‘Asim Zeneli’, shtetasi P. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.