VIDEO/ Foli për armëpushimin në Gaza duke ngrënë akullore, kritikohet presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti i SHBA, Joe Biden është duke u përballur me kritika pasi ai foli për luftën Izrael-Hamas teksa ishte duke ngrënë një akullore.

Biden vizitoi dyqanin e akulloreve së Van Leeuwen në Neë York City të hënën. Në videot që u bën virale në rrjet, Biden u pa duke porositur akullore me nenexhik dhe duke folur me klientët e tjerë, përpara se t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve se kur ishte i mundur një armëpushim.

Epo, shpresojmë në fillim të fundjavës. Këshilltari im për sigurinë kombëtare më thotë se jemi afër. Shpresoj që të hënën e ardhshme të kemi një armëpushim”, tha presidenti amerikan.

Deklarata e tij teksa hante akullore dhe komentonte një armëpushim të mundshëm mes dy vendeve, u kritikua gjerësisht nga mediat por edhe në rrjete sociale.

Share it :