Pamjet që shihni tregojnë dëmet e shkaktuara nga shpërthimi në Lushnjë, ku humbi jetën Roland Hoxha. Gjithashtu raportohet për 8 persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti i PS, Bujar Çela. Mësohet se shumë prej të plagosurve janë transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Një vinçier ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhoje ka pasur një shpërthim të fuqishëm duke i marrë jetën një personi dhe plagosur disa të tjerë.
Gjendja e deputetit nuk bëhet e ditur ende, por mësohet se ligjvënësi socialist është futur në sallën e operacionit.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/01/shperthimi-ne-biznesin-e-deputetit-socialist-balla-nga-lushnja-i-biri-i-viktimes-eshte-plagosur-rende-deputeti-cela-transportohet-te-trauma/