Ja kur do mbahet seanca për ndryshimin e masës për Berishën

Këtë të hënë në orën 11 gjyqtarja Irena Gjoka do të shqyrtojë kërkesën e Sali Berishës për të dalë nga arresti i shtëpisë.

Seanca ishte parashikuar të mbahej disa ditë më parë por për shkak se gjyqtarja ishtë në një tjetër proces, seanca u shty.Avokatët e Sali Berishës, Genci Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë përgatitur argumentet e tyre të cilët do ti drejtohen gjykatës për zbutje mase sigurie për ish-kryeminsitrin.Ndërkohë seanca për Jamarbër Malltezin do të mbahet në orën 12:00.

Dhëndri i Sali Berishës i ka kërkuar gjykatës të dalë nga arresti i shtëpisë dhe të hetohet pa masë sigurie.

Berisha akuzohet për korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe 25 i Kodit Penal.

Ndërsa dhëndri akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim sipas nenit 260 dhe Pastrim i Produkteve në bashkëpunim sipas nenit 287 të Kodit Penal.

Malltezi u lirua nga burgu me 21 nëntor nga gjyqatarja Iliriana Olldashi.

Share it :