‘Tempulli”/ Apeli liron nga qelia 11 të arrestuar, 9 në arrest shtëpie, 2 detyrim paraqitjeje

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për 9 persona të arrestuar në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli’ të shtrirë në gjithë vendin.

Apeli vendosi ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie për 9 persona, Y. M, E. M, L. V, G. D,  I. B, A. S, Xh. K, F. K, O. Xh.

Ndërkohë për dy të tjerë, B. T dhe K. S, Apeli vendosi ndryshimin e masës nga arrest në burg në detyrim paraqitjeje.

Share it :