Tensione në seancën parlamentare, Noka i afrohet Spiropalit me pankartë

Seanca e sotme parlamentare është mbyllur pas vetëm pak minutash nga nisja e saj, ndërsa një prej deputetëve më aktivë të opozitës ishte sërish Flamur Noka.

Ky i fundit së bashku me disa deputetë të opozitës kanë mbajtur pankarta në duar me thirrje të shkruara në gjuhën shqipe dhe angleze.

Gjatë seancës, Noka ka shkuar drejt ministres Spiropali, të cilës i ka vendosur një pankartë mbi tryezë.

Share it :