Atentati në Lezhë rrezikoi dhe nxënësit e shkollës, ja pista kryesore e hetimit

Një konflikt i disa ditëve më parë dyshohet se u bë shkak i plagosjes me armë të 54-vjeçarit Agron Puka në Rrile të Lezhës.

Sipas hetimeve paraprake, autorët kanë qenë katër persona. Njeri prej tyre ka qëlluar me armë.

Ngjarja ka krijuar frikë dhe panik te nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9-vjeçare Marash Gjoni në Rrilë, pasi janë rrezikuar nga të shtënat me armë.

Puka ishte duke lëvizur me makinën e tij, kur u qëllua. Dyshohet se ka marrë një plumb në krah dhe aktualisht, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Share it :