Ndoka: Basha arriti t’i mashtronte demokratët dhe kishte agjendë tjetër nga ata

Për kreun e demokristianëve Nard Ndoka, Lulzim Basha arriti t’i mashtronte demokratët dhe grupin parlamentar për arsyet e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar tre vite më parë, ndaj tha ai, edhe procesi i bashkimit të demokratëve zgjati kaq shumë në kohë.

I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, Ndoka u shpreh se tashmë ky proces është i tejkaluar duke shtuar se tashmë demokratët përveç Bashës, janë të bashkuar.

“Basha arriti t’i mashtronte demokratët dhe u desh një kohë e gjatë që ata së bashku me deputetët e grupit parlamentar  të kuptonin që ai kishte një agjendë krejtësisht tjetër nga ajo e tyrja, duke pranuar të bëhej dhe vegël në duart e Edi Ramës.Dhe kjo përçarje bëri që demokratët t’i shikojnë gjërat më qetë dhe ftohtë.

Share it :