SKANDALI/ Bashkia e Korçës ‘shkrin’ Orkestrën e Harqeve, PL: Duan të ngrenë Orkestrën e Patronazhistëve

Nga Tedi Blushi

Me një akt të paprecedent dhe të turpshëm, pa transparencë dhe pa asnjë konsultim publik, Bashkia e Korçës ka vendosur të shkrijë një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës së këtij qyteti, Orkestrën e Harqeve, fituese të dhjetëra vlerësimeve dhe çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shkak mësohet të jetë bërë kërkesa modeste dhe plotësisht e drejtë e artistëve të nderuar për rritjen e pagës qesharake prej 5950 lekë/muaj.
Janë hedhur në rrugë të gjithë instrumentistët profesionistë, përfshirë edhe drejtuesin e Orkestrës, Maestro Kostika Tanto, për t’i hapur udhën krijimit të një strukture të re që do të mbushet me mercenarë politikë.
Pra Bashkia Korçë nuk po bën gjë tjetër veçse po shkrin Orkestrën e Harqeve për të ngritur Orkestrën e Patronazhistëve.
Shkrirja e këtij institucioni, që vjen pak kohë pas shkrirjes së Teatrit “Migjeni” në Shkodër, lajmit për mbylljen e Muzeut Kombëtar dhe që na kujton shembjen e Teatrit Kombëtar është vijim i sulmeve vandale të “Rilindjes” ndaj artit dhe kulturës kombëtare.
Ju ftoj të ndiqni denoncimin tronditës të drejtuesit të shkarkuar padrejtësisht të Orkestrës së Harqeve të Korçës, Maestro Kostika Tanto për të kuptuar urrejtjen e madhe të “Rilindjes” ndaj artit, kulturës, trashëgimisë tonë të vyer, vlerave qytetare dhe kombëtare.
VIDEO
Share it :