U hodh nga kati i tretë i banesës, humb jetën i moshuari në Korçë

Një 73-vjeçar ka humbur jetën këtë të mërkurë në Korçë, pas rënies nga lartësia.

Viktima është F.Sh., rreth 73 vjeç, i cili dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës, duke humbur jetën.

“Rreth orës 12:00, në lagjen nr.6, Korçë, dyshohet të jetë vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati, shtetasi F.Sh., rreth 73 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Share it :