Lideri demokrat Sali Berisha tha sot se doktrina e Soros predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukje të gjinive njerëzore.
”Miqtë e mi, unë fola këtu vetëm për arsimin parauniversitar.
Në gjendje edhe më të mjerë është arsimi universitar.
Barrierat e vendosura me mesatare si satër kasapi mbi të ardhmen e fëmijëve tanë, i përzënë ata pasivisht nga Shqipëria dhe largohen e marrin rrugët e botës të pashkolluar, për të siguruar kafshatën.
Por cila është përmbajtja sot?
Përmbajtja sot është identike, është më e keqe se e ajo e diktaturës komuniste.
Ajo bazohej në glorifikimin e të keqes, kurse përmbajtja sot në shkolla bazohet në glorifikimin e perversitetit, luftën shkatërrimtare kundër familjes, vlerave të saj, kundër prindërve.
Miqtë e mi, në qoftë se doktrina e Marksit predikonte një njeri pa fe, një njeri pa atdhe, një njeri të ri, i cili hante njeriun tjetër, doktrina e Xhorxh Sorosit, kësaj monstre të njerëzimit, predikon konflikte të tmerrshme sociale, zhdukje të gjinive njerëzore, shkatërrim përfundimtar të familjes dhe vlerave të saj.
Ky është sistemi i sotëm arsimor.
Në të gjitha aspektet shënon rrënimin më të madh.
Dhe kjo sepse diktatura e re e vendosur nga aleanca e pushtetit me krimin dhe mafien, ka si synim kryesor pasurimin e organizatës kriminale qeveritare.
Ka si synim kryesor përzënien e shqiptarëve nga Shqipëria.
Shkatërrimin e këtij kombi.
Dhe ka realizuar në këto vite më shumë se 40 pushtime të marra së bashku në të gjitha kohërat.”
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/03/07/berisha-arsimi-do-jete-ceshtja-me-serioze-e-programit-te-pd-rrogat-e-mesuesve-do-te-shkojne-drejt-trefishimit/