Përfshihet nga flakët një banesë në Shkodër, shkak dyshohet se ka qenë një shkëndije elektrike

Një zjarr është regjistruar ditën e sotme në një banesë në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lagjen “Skënderbeg”.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike. Zjarri ra në banesën e një 69-vjeçari me incialet L. Q. ndërsa mësohet se janë djegur disa pajisje.

Grupi hetimor vijon të punojë për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

Share it :