“7 dhe 8 Marsi im”, Blendi Fevziu bëhet nostalgjik, publikon foton e veçantë krah prindërve

Këtë 7 dhe 8 mars, rrjetet sociale ishin të mbushura me dedikime të bukura për festën e mësuesit dhe gruas. Mes tyre ishte edhe i gazetarit të njohur shqiptar Blendi Fevziu, i cili ditën e sotme ka postuar një foto të rrallë dhe të bukur.

 

Në Instagram, gazetari ka ndarë me ndjekësit e tij, që janë të shumtë në numër, një ndër momentet e bukura të fëmijërisë së tij, bashkë me dy prindërit e tij.

 

Me mbishkrimin “7 dhe 8 Marsi im”, dhe në sfond këngën “Mësuesja”, Blendi Fevziu ka publikuar një ndër çastet e bukura, ku ai është në moshë të vogël i rrethuar nga dy prindërit, të cilët jetën e tyre e kanë kaluar duke edukuar breza të tërë nxënësish.

 

Kjo foto familjare ka marrë mijëra pëlqime nga ndjekësit e tij dhe në profilin e tij në Instagram, Blendi Fevziu zgjedh që të ndajë momente nga përditshmëria, nga udhëtimet që bën nëpër vende të ndryshme të botës, por edhe momente të atilla në ditë të shënuara.

 

Vitet kanë kaluar dhe sot Blendi Fevziu është baba i dy vajzave dhe ndër gazetarët dhe opinionistët më të mirë në vend.

 

 

Share it :