Edi Rama ka vendosur të emërojë Vangjel Tavon si prefekt të Vlorës.
Pas zërave se Rama do ta emëronte si ushtrues të detyrësh së kryebashkiakut të Himarës, sot ka ardhur vendimi që duket se e përgatit Tavon si një kandidat në zgjedhjet e pritshme në Himarë, nëse Apeli do të lejë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme.
VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, ‘Për prefektin e qarkut’, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’.
KRYEMINISTRI EDI RAMA