Tjetër krìm i rëndë në familje në Kosovë, burri ekzekuton me armë zjarri gruan në Pejë

Mëngjesin e sotëm, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pejës, ku një grua është ekzekutuar me armë zjarri  nga bashkëshorti.

 

Sipas mediave në Kosovë, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar. Bëhet me dije se vrarsësi është bashkëshorti i viktimës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, konfirmoi për mediat se i dyshuari u arrestua dhe arma u konfiskua.

Ndërsa shton se është në pritje të Institutit të Mjekësisë Ligjore që të tërheqë trupin e pajetë.

 

Ky është rasti i dytë në pesë ditët e fundit, kur vriten vajzat dhe gratë në Kosovë.

 

Më 12 prill, një 21-vjeçare u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

 

 

 

 

Share it :