“DASH shuplakë qeverisë Rama”/ Xhaferri: Tjetërsimi i votës si në autokraci

Kreu i FRPD, Besard Xhaferri thotë se raporti i DASH për të Drejtat e Njeriut për 2023, faktoi edhe njëherë se Edi Rama qeveris vendin me dorë të hekurt në kufijtë e autokracisë, që ka në themel pikërisht, tjetërsimin e votës, kapjen e sistemit të drejtësisë, agresionin ndaj medieve dhe korrupsionin e pa fre.

Ai shton se vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raport thekson se, megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur.

Xhaferri shprehet se ajo çfarë nuk qëndron në këtë histori është se qëndrimet e diplomatëve në Tiranë nuk përputhen me shkeljet  dhe abuzimet që DASH evidenton në raport.

Reagimi:

Raporti i DASH për të Drejtat e Njeriut për 2023, faktoi edhe njëherë se Edi Rama qeveris vendin me dorë të hekurt në kufijtë e autokracisë, që ka në themel pikërisht, tjetërsimin e votës, kapjen e sistemit të drejtësisë, agresionin ndaj medieve dhe korrupsionin e pa fre.

Duke u nndalur tek niveli alarmant i korrupsionit në vend, ku çdo vit marrim medalje argjendi dhe ari, në raport evidentohet se korrupsioni ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë përmes prokurimeve publike dhe partneriteteve publike-privat.

Ky konstatim lidhet direkt me aferat e djegësve, sterilizimit, TIMS, 5D, DAAM Shpk dhe qindra skema të tjera për zhvatjen e parave publike.

Sa i përket tjetërsimit të votës, fenomen që dhe vetë e DASH e dënon, evidentohet qartë se makineria shtetërore u vendos në dispozicion të makinerisë kriminale të tjetërsimi të votës, në shërbim të së cilës ka qenë krimi i organizuar dhe policia e inkriminuar.

Tjetërsimi i votës në këtë vend ka emër dhe ai është Edi Rama, i njëjti që është përgjegjës për kapjen e sistemit të drejtësisë. 

Vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raport thekson se megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur.

Ajo çfarë nuk qëndron në këtë histori është se qëndrimet e diplomatëve në Tiranë nuk përputhen me shkeljet  dhe abuzimet që DASH evidenton në raport.

Share it :