Nga Petrit Vasili:
Skema mafioze gjigande e mashtrimit te rreth 100 mije qytetareve nga institucionet financiare jo banka MCA dhe Final eshte nje skandal mafioz me dimensione te frikshme.

Pergjigja eshte nje PO shume madhe.
Qe ne vitin 2021 mashtrimi kriminal i shoqërive të vogla kredidhënëse është denoncuar nga Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë si dhe nga dhjetëra qytetarë, që po terrorizohen dhe përndiqeshin vazhdimisht, përmes të gjitha mënyrave të komunikimit.

Qeveria e patronazhisteve te Rames qe per votat perpiqen te dijne edhe sa pako shqer e fasule kane njerezit ne shtepi mbylli syte me qellim dhe lejoi thellimin dramatik te situates.
Mosveprimi qe ne sinjalizimet e para te cilat jane bere publik edhe ne media eshte nje pergjegjesi shume e rende.
Sot pas kaq vitesh bejne sikur interesohen nderkohe, qe dëmi ka marre permasa katastrofike dhe jane demtuar dhjetra mijra qytetare.

Akoma me mizerabel dhe skandaloz eshte reagimi i organeve te hetimit.
Keto organe qe nga njoftimet e bera publike vite me pare duhet te kishin filluar me urgjence absolute hetimin kryesisht, por nuk e bene kurre.

Mund te thuhet me plot gojen institucion inekzistent dhe sepse kishte te gjitha mekanizmat per te mbyllur denoncuar ne organet e hetimit keto veprimtari kriminale, dhe te shpetonte qytetaret, por nuk e beri kurre.
KONKLUZIONI!






Shteti eshte krejt i rene ne te gjithe komponentet e tij.
Patronazhimi i Edi Rames aq syhapur per vota mbyll syte qellimisht perpara veprimtarive kriminale kunder qytetareve.
Drejtesia nje mekanizem i kapur dhe i politizuar qe nuk ndihmon aspak qytetaret por thjesht permbush urdherat politike te Rames ne funksion te pushtetit te tij.