Rrëzimi i helikopterit në Iran, mes viktimave presidenti Raisi dhe ministri i Jashtëm

0
138

Presidenti Ebrahim Raisi, ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian dhe disa zyrtarë të tjerë konfirmohet se janë vrarë gjatë rrëzimit të helikopterit të së dielës në veri-perëndim të Iranit. Kështu thotë TV shtetëror iranian, raporton BBC. Helikopteri është “djegur plotësisht” në përplasje, duke cituar një zyrtar iranian

“Helikopteri i Presidentit Raisi u dogj plotësisht në përplasje… për fat të keq, të gjithë pasagjerët dyshohet se kanë vdekur”, tha zyrtari.

Shkaku i rrëzimit të helikopterit nuk dihet ende, por Irani ka një rekord të dobët të sigurisë së transportit ajror. Ky është të paktën pjesërisht rezultat i dekadave të sanksioneve të SHBA-së, të cilat kanë dobësuar rëndë flotën e saj ajrore. Presidenti Raisi ishte në bordin e një helikopteri Bell 212, thanë agjencitë shtetërore të lajmeve.

Kujtojmë se ministrat e mëparshëm të mbrojtjes dhe transportit, si dhe komandantët e Forcave të Armatosura Tokësore dhe Ajrore të Iranit, kanë vdekur për shkak të përplasjeve të avionëve ose helikopterëve.

Kur reformatorët udhëhoqën qeverinë e Iranit, ata synuan të modernizonin flotën e avionëve të vendit duke negociuar një marrëveshje me Perëndimin që do të shihte heqjen e sanksioneve në këmbim të kufizimit të aktiviteteve të ndjeshme bërthamore të Iranit dhe lejimit të inspektorëve ndërkombëtarë. Megjithatë, këto përpjekje ngeci kur Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja dhe rivendosi sanksionet.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here