Berisha: Edvin Ndragheta del sonte del lakuriq para italianëve!

0
197

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij në qeveri Edi Rama si skenaristi i sulmit barbar ndaj Sokol Mëngjesit, avokatit të liderit të opozitës

Edi Rama skenaristi i vërtetë i sulmit ndaj profesorit Sokol Mëngjesi hesht, hesht dhe drejtësia e Zamanëve, Krajave, Metanëve’, u shpreh Berisha në fjalën e tij në protestën në ‘Rrugën e Shpresës’.

Miqtë e mi! Avokati i të vërtetave të mëdha, profesor Sokol Mëngjesi, vazhdon betejën e tij, dëshmi e krimit më të shëmtuar shtetëror ndaj një profesori universitar, ndaj një avokati dhe intelektuali të shquar të vendit.

Edi Rama skenaristi i vërtetë që ka keqpërdorur grupe të strukturuar kriminale, ish-policë dhe të tjerë për të kryer krimin makabër në publik, atentatin për eliminimin fizik të avokatit, hesh si fija e barit.

Heshtin institucionet e shtetit mafioz. Sokol Mëngjesi i bën nder me CV e tij akademike vendit dhe kombit.

I bën nder sistemit të drejtësisë së një vendi, por të drejtësisë së vërtetë dhe jo drejtësisë së Zamanëve, Krajave, Metanëve, Llagapëve, kryetares së KLGJ apo Inspektorit të Përgjithshëm, që adaptojnë omertan, kodin e heshtjes së mafias, edhe kur goditet një prej juristëve më të shquar të vendit.

Kjo është fytyra e tyre, kjo është fytyra e Edi Ramës, kjo është fytyra e shtetit kriminal. Dje ishte në Uimbelldon se do të na shikonte ndeshjen ky tifoz i madh.

Njeriu që ka udhëtuar 140 herë në 2 vite me avion në dispozicion, organizon takime 2 milionë euroshe, për pushtetin e tij të krimit. Sonte del lakuriq para italianëve, para europianëve, para shqiptarëve, siç është Edvin Ndragheta.

Prandaj dhe le të ftojmë ne, qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi të mos hamë më tej turpin me buk duke toleruar më tej një regjim të tillë.

Të mos bëhemi mëkatarë ndaj këtij vendi, ndaj atyre që kanë vdekur dhe brezave që vijnë, duke toleruar një pushtetues si ky. Të marrim në duart tona fatin e Shqipërisë. T’u kthejmë shqiptarë, shpresën, besimin.

Qeveri teknike, votën e lirë, fitoren e opozitës. Rrofshi ju, rrotë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here