Apeli i GJKKO-së ka shtyrë seancën për Fredi Belerin, i dënuar me 2 vite burg për blerje votash, i cili kërkoi lirimin nga qelia. Seanca gjyqësore për dhënien e vendimit do të mbahet më 25 Qershor në orën 13:00.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili ndodhet në qeli prej 12 Majt 2023, ka deklaruar para togave të zeza se është arrestuar në emër të kryeministrit Edi Rama dhe se provat janë manipuluar.