Xhixho: Në mbështetje të profesionistëve të lira, kjo taksë godet shtresën e mesme e sigurinë juridike-

0
130

“Në mbështetje të profesionistëve të lirë dhe protestës së tyre kundër taksës antikushtetuese, në fuqi prej 1 janarit.” Kështu shkruan zv. presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho.

Xhixho shton se kjo taksë është taksë mbi dijen dhe do të rëndojë direkt mbi shtresën e mesme dhe qytetarët e dëmtuar nga kriza e çmimeve.

Xhixho: Rreth 30 mijë biznese në të gjithë vendin preken nga taksa.  Të paktën 3 620 prej tyre kanë paraqitur kërkesën për mbyllje që prej vendosjes së taksës

Taksimi 15-23% do të çojë në arkën e qeverisë rreth 0.2% e PPB, e papërfillshme në krahasim me efektet negative te individë, që kanë investuar një jetë në formimin profesional

Kjo taksë shkel sigurinë juridike diskriminon bizneset e shërbimeve profesionale në raport me bizneset e tjera.

Kjo taksë godet shtresën e mesme, intelektualët dhe të rinjtë që duan t’i investojnë në Shqipëri dijet e tyre. Ajo është mekanizmi i radhës me të cilin kjo qeveri po nxit shpopullimin masiv të vendit.

Ky sistem i padrejtë, i pandershëm dhe abuziv duhet të marrë përgjigjen e duhur në seancën e 18 qershorit!

Bashkë me profesionistët e lirë, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese që në gjykimin e kësaj çështjeje të jetë profesionale dhe larg çdo presioni politik, për të vënë në vend të drejtën dhe për të mbrojtur interesin publik!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here