Këshilltari i PD në bashkinë e Tiranës, Dorian Teliti gjatë fjalës së tij në protestë i bëri thirrje policisë që të mos dhunojë qytetarët dhe të mos jetë në shërbim të kandidatëve, hajdutëve dhe kriminelëve.
“Erion Veliaj të ka ardhur dita. Ky është zjarri i revoltës që nuk shuhet kurrë. Ndaloni dhunën dhe provokimet ndaj qytetarëve ose do merremi personalisht me çdo bandit që helmon popullin. Ne kemi ardhur në këtë situatë pasi ky hajdut mafioz i ka vënë zjarrin Tiranës. Ky bandit ka djegur qindra milionë euro taksat e qytetarëve.
Ndaloni dhunën dhe provokimet. I Bej thirrje policëve zorraxhinj që nuk do të mund ta fikin kurrë zjarrin e protestës por të shkojnë të fikin zjarrin e korrupsionit sepse këtu janë qytetarët e shtypur, ketu janë opozitarët, ndërsa brenda janë kriminelët dhe hajdutët që na kanë vjedhur ju bashkë me ne.
Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë janë këtu në protestë kundër keqqeverisjes, kundër abuzimit. Policia të mos ushtrojë dhunë ndaj qytetarëve. Ju që merrni urdhra të paligjshme, mos i zbatoni ato. Mos u bëni bashkëfajtorë, mos u bëni bashkkriminelë dhe shkelës të ligjit. Zjarrin e protestës nuk e shuani dot!”, tha Teliti.