Operacioni ‘Shpëtoni Edi Ramën’, ka dështuar

0
39
Nga Gent Strazimiri 

Dështoi, megjithëse, (për të perifrazuar një prej ish-ambasadorëve USA në Tiranë), ishte një operacion ndërkombëtar, “i mirëfinancuar”, “me mbështetje mediatike” e madje edhe diplomatike në nivelet më të larta.

Për shkak të tij, ajo që iu shit shqiptarëve si “reformë për një drejtësi të drejtë e të pavarur”, u devijua në një gjueti shtrigash brenda një bande keqbërësish, e cila përjashtoi çdo aktor e faktor të zgjedhur nga shqiptarët, për ta përfunduar e vetme “reformën”, sipas nevojave të saj, duke nisur nga SPAK.

Misioni ishte i pamundur që në fillim!

U bë për të “larë”, ripaketuar dhe mbajtur në këmbë, strukturën kriminale më të pashoqe në historinë e vendeve demokratike deri sot.

Operacionet e SPAK që do të duhej të ishin operacione ligjore për “ndëshkimin e të pandëshkueshmëve”, në fakt janë operacione strikt politike për “sakrifikim të të sakrifikueshmëve”, me një qëllim të vetëm: shpëtoni Edi Ramën!

Nga ky qëllim i mbrapshtë, aspak ligjor e kësisoj as “euro-atlantik”, marrin rrugë të gjitha çudirat juridiko-politiko-diplomatike të paprecedenta deri më sot në botën demokratike.

Kundërshtari i vetëm i Edi Ramës, Sali Berisha, mbahet nën arrest, pa akuzë për akte që nuk ekzistojnë e që nuk kanë sjellë asnjë dëm në buxhetin e shtetit, përkundrazi!!!

Edi Rama, që paguhet për të mirëadministruar buxhetin e shtetit, nuk thirret as “si person që ka dijeni për faktet”, kur vetë SPAK-ut i rezulton se më shumë se gjysma e ministrave të tij kanë vjedhur çdo cent të buxhetit në administrim të tyre…

Buxheti i shtetit, të vendit më të varfër të Evropës është sakatuar, duke nisur nga miliardat e ilaçeve për fëmijët me kancer, deri tek sallata jeshile e fërgesa në restorantin e gruas, por Edi Rama nuk dinte gjë…

“Nuk dinte gjë”, megjithëse rastet janë të denoncuara publikisht, megjithëse keqbërësit janë mbrojtur prej tij personalisht e publikisht, megjithëse në çdo vend normal, kryeministri që “nuk dinte gjë” jo vetëm mbyll karrierën politike, por përfundon në burg…

Ky është standardi “euro-atlantik”!!!

Nëse gjëja ka ndodhur “pas shpinës së tij”, kjo është vetëm për shkakun se ai vetë, i ndërgjegjshëm për ç’po ndodhte është bërë mburojë me gjoks, madje me një arrogancë e prepotencë të shprehur me një oratori fekale që nuk e ka përdorur askush më parë.

Që të besosh të kundërtën, duhet të jesh “ambasador”, në kuptimin e parë të fjalës, sidomos në atë kuptim që ka sot…
SPAK mbase do arrestojë edhe Erion Veliajn, Frida Krifcën madje edhe Belinda Ballukun, siç përflitet nëpër Tiranë, por kjo nuk ndryshon asgjë nga sa më sipër.

Ata janë veç një shembull më shumë që ilustron faktin se sundohemi nga një bandë keqbërësish që nuk e ka më luksin të mbajë të reduktuar numrin e “të sakrifikueshmëve”.

Të “sakrifikueshëm” janë të gjithë, mjafton që të mbetet i paprekur kreu i tyre, Edi Rama, ai siguron vazhdimësinë…
Cilido që është investuar në operacionin “Shpëtoni Edi Ramën”, ka dështuar.

Edi Rama është i pashpëtueshëm!

Nevoja e pashpjegueshme me standard “euro-atlantik”, për ta mbajtur të paprekshëm me çdo çmim, druaj se po kalon çdo arsye racionale që të justifikojë “përfitimin” diplomatik a shtetëror prej sundimit të tij.

Edi Rama është i mbaruar, prej kohësh tashmë.
Kjo kadavër politike mori me vete edhe SPAK, GJKKO, KLP, KLGJ, ILD e çdo akronim tjetër të prodhuar nga “reforma në drejtësi”, duke shuar çdo shpresë naivësh se do bëhej drejtësi apo do i vihej fre’ vjedhjes.

Nëse vazhdon kështu, do marrë me vete edhe çdo fije kredibiliteti (nëse ka mbetur ende) të cilitdo faktori, veçanërisht të jashtëm, të investuar deri tani në këtë aferë ndërkombëtarisht korruptive, pavarësisht se sa “ndërkombëtar” është, sa “i mirëfinancuar”, “i mirëmbështetur” nga pikëpamja diplomatike është…

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here