Bici shkarkohet nga “foleja” e Kadastrës, emërohet në krye të IKMT.

Dallëndyshe Bici është shkakruar nga posti i drejtoreshës së Kadastrës, teksa kryeministri Edi Rama e ka emëruar në postin e drejtoreshës së Përgjithshme të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Në këtë post, Bici zëvendëson Ervin Hoxhën, i cili u emërua së fundmi në postin e Ministrit të Brendshëm. Për Dallëndyshe Bicin është një rikthim në këtë detyrë, pasi këtë post e ka mbajtur edhe më herët.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se në krye të Kadastrës është emëruar Lorena Goxhobelli, një grua pa një profil publik, por me lidhje të ngushta në oborrin e njerëzve të Edi Ramës.

Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022. Gjatë viteve 2014 – 2017, ajo ka mbajtur postin e Këshilltares Ligjore të zëvendëskryeministrit dhe më pas Këshilltares Ligjore e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, deri në maj të vitit 2022 

Bici shkarkohet nga “foleja” e Kadastrës, emërohet në krye të IKMT.

SI TË SHPËTOJMË PRONAT TONA NGA ZJARRET

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko