Atentati ndaj shqiptarëve në Athinë, identifikohet viktima dhe i plagosuri

Identifikohet viktima dhe i plagosuri shqiptar nga atentati i paradites së sotme në Athinë.

Viktima është Irakli Davella nga zona e Sarandës dhe i plagosuri është Edi Lolo.

Sipas burimeve, Edi Lolo kishte pak ditë që ishte kthyer nga Dubai në Greqi.

Nuk dihet ende se kush ka qenë objektiv i atentatit, pasi edhe Davella rezulton i përfshirë në një grup kriminal shqiptaro-grek, i cili prej vitesh vepronte në Athinë dhe drejtohej nga të ashtuquajturit “kumbarë të natës”.

Tre prej pjesëtarë të grupit ku bënte pjesë më parë Davella, rezultojnë të ekzekutuar më parë e disa të arrestuar.

Irakli Davella rezulton të ketë marrë nënshtetësi greke në vitin 2009. Ai është pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë dhe gjatë verës jepte edhe automjete me qira në ishujt grekë.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *