Xhaçka duhet t’i ishte dorëzuar vendimit! Korreshi: Është shlrirë Kushtetuta

0
91

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur për opinionin e Komisionit të Venecias mbi mandatin e Olta Xhaçkës.

Sipas Korreshit është shkrirë Kushtetuta dhe Rama ka kapur çdo institucion.Gjatë një interviste Korreshi është shprehur se, Xhaçka duhet të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e saj.

Këtu është shkrirë kushtetuata në gjykimin tim, nuk ka më ndarje pushtetesh është vetëm një, që çfarë emri t’i vesh, qenefxhi i cili ka kapur te gjitha  pushtetet. Çdo jurist nuk respekton më rregullat e juridikut por bëjnë çfarë ju thotë shefi.

Një regjimi kur i vjen fundi veprojnë në këtë mënyrë, nuk ka mundësi që të lexosh së prapthi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të marësh dhe opinionist profesionalist dhe të analizosh opinionin e Venecias, kur është e qartë se thuhet duhet respektuar vendimi.

Zonja Xhaçka duhet t’i ishte dorëzuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Opozita nuk kërkoj të hiqej nga parkamenti por të gjykoj Gjykata Kushtetuse nëse ka apo jo konflikt interesi që ne mendojm që po.

Ka 12 vite që të majtët janë të paprekshëm dhe në rastë të rradha ka ndryshim. Edhe këto që po goditen janë ata që i dalin Ramës nga rreshti, se sa kemi një goditje të përqëndruar se kush është hajdut. Sepse ata janë të gjithë hajdutë dhe duhet të ishin të gjithë në burg”, tha Korreshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here