Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në Magdeburg të Gjermanisë. Një makinë BMW e zezë hyri me shpejtësi në një treg krishtlindjesh ku njerëzit festonin duke lënë pas një bilanc tragjik. Deri tani numërohen 11 të vdekur dhe 60-80 të plagosur.
Një videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se ora tregon 19.04 në momentin kur filloi tmerri. Në panik, njerëzit vrapojnë majtas e djathtas drejt tezgave të tregut të Krishtlindjeve, por shumë prej tyre nuk mundin të largohen aq shpejt sa duhet.
Të lënduarit shihet se si shtrihen në tokë. Vizitorë të tjerë vrapojnë drejt të lënduarve dhe duan t’i ndihmojnë. Mediat gjermane shkruajnë se autori, një 50-vjeçar i lindur në Arabinë Saudite, u arrestua nga policia. Ai e kishte marrë makinën me qera pak para ngjarjes. ©LAPSI.al