Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, përmes rrjeteve sociale i bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nesër opozitës në protestën e saj të radhës
MESAZHI I TEDI BLUSHIT
Nesër, ora 17:00, Tirana në duart e qytetarëve
Fortifikimi me beton special i bunkerit në Surrel është frika në palcë e Edi Ramës, nga korrupsioni dhe krimet e përbindshme, nga fundi i shpejtë dhe i pashmangshëm.
Asgjë nuk e ndal misionin tonë kombëtar për të shpëtuar vendin!
Të gjithë në këmbë, në mosbindje civile!
Fitorja është më pranë se kurrë!